Indonezi, gjendet kutia e zezë e avionit

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shërbimi për Informacion Detar i Indonezisë bëri të ditur se janë gjetur kutia e zezë, regjistruesi i zërit në kabinën e pilotit nga avioni i Lion Air. Fluturimi JT 610 i Lion Air u përplas në fluturimin e tij Xhakartë-Pangkal Pinang të hënën duke rënë në Detin Java.

“Është konfirmuar, është gjetur kutia e zezë”, tha për AA, Mohamad Zaenal, kryetar i Shërbimit për Informacion Detar.

Siç bën të ditur Zaenal, zhytësit kanë gjetur kutinë e zezë në një thellësi pritej 30 metrash, e ndarë nga trupi i avionit. “Ndoqëm sinjalet duke ngushtuar zonën e kërkimit. Pastaj gërmuam në vendndodhjen ku dëgjohej zëri ‘ping’, ku dhe gjetëm kutinë e zezë”, tha Hendra.

Boeing 737 MAX 8 me 189 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit u rrëzua të dielën në mëngjes, vetëm 13 minuta pas nisjes nga Xhakarta në Pangkal Pinang. Agjencia për shpëtim dhe kërkim (BASARNAS) më parë tha se në vendin e aksidentit janë gjetur letërnjoftimet e 52 personave. Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe mbetjet mortore të së paku 37 personave ndërsa identifikimi i viktimave do të bëhet në bazë të ADN-së. Nuk ka ende asnjë tregues se çfarë e shkaktoi aksidentin, ndonëse ka raportime se avioni kishte pasur  probleme teknike në fluturimet e mëparshme.

Ai po udhëtonte në qytetin perëndimor të Pangkal Pinang kur u rrëzua, fluturim që do zgjaste 1 orë. Piloti i kërkoi kontrollit të trafikut ajror për lejen e kthimit në aeroport, por pastaj humbi kontaktet.

Zjarr Tv Ad