Vrasja e Kaçifas, qeveria greke: Hetimet, test për negociatat

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Jorgos Katrougalos, zëvendësministri i Jashtëm grek, ka deklaruar se hetimet për vrasjen e minoritarit grek në Gjirokastër, Kostandinos Kaçifas janë test për negociatat mes dy vendeve.

Ndërkaq, ai ka bërë të ditur se është në kontakt me Tiranën zyrtare mbi ecurinë e hetimeve.

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet diplomatike të vendit fqinj dhe prioritetet tona janë ato që thamë që në fillim që të hidhet dritë e plotë mbi çështjen. Të mbrohen të drejtat e vëllezërve tanë grekë që jetojnë atje. Për fat të keq, në vend që të na mbetet imazhi i gëzuar i dy vendeve që pajtohen dhe nderojnë të vdekurit, kishim këtë shije të hidhur nga vdekja e homogjenit tonë. Deri tani, kishim evoluar në progresin e negociatave diplomatike mes dy vendeve. Me të vërtetë është një test sesi do të avancojë kjo çështje me drejtësinë shqiptare. Unë nuk dua të paragjykoj, dua të shpresoj se do të kemi zhvillimin që të gjithë presim dhe shpresojmë”.

Kujtojmë këtu se Shqipëria dhe Greqia janë në bisedime për çështjet e hapura që ende nuk kanë marrë një zgjidhje, nga kufiri detar, por edhe heqja e ligjit të luftës.

Zjarr Tv Ad