Zbulohet mesazhi i Vis Martinaj, për shokët: Pajisuni me armë kur të vini

0
167
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prova të reja janë siguruar nga Prokuroria për vrasjen e ndodhur në bllok mbrëmjen e 4 tetorit, ku të plagosur mbetën edhe dy persona.

Prokuroria ka zbuluar biseda të Martinajt me miqtë e tij pak minuta para ngjarjes ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha. Martinaj është paraqitur në lokal, ku i ka kërkuar miqve të afroheshin dhe të paraqiten aty të pajisur me armë.

Në këtë kushte hidhet poshtë dëshmia e Martinajt, i cili bëri të ditur se ishte një takim i rastësishëm dhe se sherri nuk ka pasur si shkak ngacmimet e këngëtares Elvana Gjata, por konflikte të mëparshme.

Gjithsesi ekspertiza e telefonit mund të nxjerrë të tjera detaje.

“Prokuroria shqiptare ka kërkuar ndihmë juridike nga shteti i Izraelit. Telefoni i Martinaj është dërguar për t’u ekspertuar nga ekspertë izraelitë. Dy ditë më parë ka ardhur përgjigje nga Izraeli dhe ekspertët izraelitë kanë arritur të zbërthejnë telefonin dhe të nxjerrin të dhëna që mund të konsiderohen si ‘minierë ari’. Por këto të dhëna nuk nxirren ende për shkak të hetimit. Ekspertiza e ardhur nga Izraeli do paraqitet në gjykatë. Prokuroria do këmbëngul që Martinaj të mbetet në burg pasi sipas saj ka prova të forta”. Policia lidhur me këtë ngjarje ka shpallur në kërkim Ervin Matën, 31 vjeç, Fabio Allushi, 42 vjeç, si dhe Mevjol Bilo, 41 vjeç,  që të tre këta banues në Tiranë.

Por çfarë ndodhi mbrëmjen e 4 tetorit? Personat e shpallur në kërkim janë konfliktuar në ambientet e brendshme të një lokali me grupin e Ervis Martinit, duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri – tjetrit, ku si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë Fabiol Gaxha si dhe u plagosën shtetasit Ervis Martini dhe Eljon Hato, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë që janë sekuestruar armë zjarri tip “Glock”, 11 gëzhoja, 10 000 euro, tre automjete, aparate celular.

 

Zjarr Tv Ad