Gjatë mbledhjes në seancës së jashtëzakonshme, Kuvendi ka votuar me 75 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim dekretin e presidentit Ilir Meta për shkarkimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj pas dorëheqjes së tij rreh 1 javë më parë.
Gjatë votimit ajo që ra në sy ishte fakti se edhe vetë Xhafaj ka votuar pro shkarkimit të tij si ministër.
Në sallë kanë qenë të pranishëm vetëm deputetët e PS-së, ndërsa opozita sërish nuk ka marrë pjesë duke e bojkotuar.
“Sot votojmë shkarkimin e Fatmir Xhafës më pas do vendosim në qeveri mininistrin e brendshëm të refuzuar nga presidenti, natyrisht në postin e zv/ministrit dhe do i japim ca ditë kohë presidentit ta bluajë si cështje po edhe vetes për të hedhur hapin tjetër.” -tha Rama “Gjenerali nga sot do të drejtojë punët e brendshme, 7 ditët e pamjaftueshme që presidenti mori më tepruar për të konsoliduar bidjen se lleshi është njeriu i duhur që gjendet në vendin e duhur si përfaqësues i duhur i Republikës së Shqipërisë. “ përfundoi kryeministri fjalën e tij.