Rama mbledh qeverinë, Sandër Lleshi emërohet zv/ministër i Brendshëm

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

të dekretit nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta të Sandër Lleshit, kryeministri Edi Rama ka mbledhur qeverinë për të marrë një vendim për Sandër Lleshin.

Kështu, ai është emëruar si zv/ministër të Brendshëm dhe do të drejtojë këtë institucion me kompetencat e ministrit.

“Me drejtuesin e ri të Punëve të Brendshme, gjeneral Sandër Lleshin, pas mbledhjes së qeverisë që vendosi emërimin e tij zv.Ministër i Brendshëm”, shkruan Rama në Instagram.

Pak më parë, Kuvendi miratoi dekretin për shkarkimin e Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm.

Ndërkohë që para votimit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh se nuk tërhiqet nga emri i Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm dhe do t’i japë kohën e duhur Presidentit Meta.

“Koha më ka mësuar që të mos e them fjalën e fundit të parën, sot të votojmë shkarkimin e Xhafajt dhe pas votojmë në qeveri ministri e Brendshëm, si zv.ministër, që e refuzoi presidenti, dhe do t’i japim presidentit kohë që ta bluajë këtë çështje dhe të punojë për të krijuar bindje të plotë por edhe vetes.

Kam shumë besim se Lleshi jo vetëm nuk do të zhgënjejë askënd por do të japë shtysë të fortë në drejtimin e Punëve të Brendshme. Ai në krye të Punëve të Brendshëm, është njeriu i duhur, në kohën e duhur dhe në vendin e duhur si përfaqësues i shumicës së duhur sot dhe nesër i republikës së Shqipërisë”.

Zjarr Tv Ad