197 shtesë personeli ka kërkuar Prokuroria e Përgjithshme për vitin e ardhshëm. Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, ku u diskutua projektbuxheti i vitit 2019, përfaqësuesi i prokurorisë, Luan Abazaj u shpreh se nga 197 punonjës që ka kërkuar ky institucion për vitin 2019, Ministria e Financave ka dërguar për buxhet për 15 punonjës.
Mirëpo, kjo kërkesë nuk u mirëprit nga anëtarët e Komisionit të Ligjeve. Deputeti i PS, Bashkim Fino, u shpreh se shtesa me 197 punonjës në Prokurori është absurde.
Të njëjtës linjë i qëndroi edhe kreu i komisionit të ligjeve, Ulsi Manja, i cili nuk e mbështeti kërkesën e Arta Markut.
Gjithashtu, është kërkuar nga Gjykata Kushtetuese një shtesë prej 10 mln lekë të rinj për rikonstruksionin dhe disa pajisje për bibliotekën.