Kuçova bazë e NATO-s, Rama jep detaje nga projekti

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot detaje nga projekti i NATO-s, që ka zgjedhur që të ketë në Kuçovë bazën e saj ushtarake në Shqipëri.

Nga kjo bazë ushtarak ajrore kreu i qeverisë shqiptare tha se investimi në fjalë kap shifrën e mbi 50 milionë euro, ndërsa shtoi se ky investim do të përkthehet në më shumë vende pune dhe zhvillim ekonomik për zonën.

“Morëm angazhimin e NATO-s për të investuar në këtë bazë mbi 50 mln euro. Faktikisht është një investim që do të mundësojë transformimin e kësaj hapësirë ushtarake të NATO-s që do të shërbeje si bazë e saj për stërvitje ajrore. Kjo do të jetë edhe bazë kombëtarë për forcat ajrore të Shqipërisë, duke krijuar mundësinë e një standardi të ri të forcave të armatosura në këtë sektor të posaçëm. Ky investim do të krijojmë mundësi të reja, ku ndërtimi i një baze ajrore të teknologjisë se fundit do të thotë më shumë punësim dhe ekonomi në një rreze të caktuar rreth saj. Ma ha mendja se është në vëmendjen e të gjithëve se ne jemi angazhuar shumë seriozisht për të përmbushur objektivat e përcaktuara në çdo vend në kuadër të aleancës. Buxheti i 2019-ën për Mbrojtjen është pasqyrim i saktë. Ky buxhet arrin në 22 mld lekë dhe përben një rritje prej 10 % krahasuar me këtë vit”, -tha Rama.

Përmes këtij projekti, i cili pritet të nisë brenda këtij viti, Kuçova do të shërbejë si bazë mbështetëse për NATO-n për furnizim ajror; mbështetje logjistike; mbështetje për policimin ajror; si dhe trajnime dhe stërvitje të Aleancës. Kuçova do të shërbeje gjithashtu edhe si bazë kombëtare për Forcën Ajrore Shqiptare dhe investimi i NATO-s në Shqipëri do të sjellë një standard të ri për Forcat e Armatosura dhe investime për këtë zonë.

Kryeministri Edi Rama tha ndër të tjera se Ministria e Mbrojtjes në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë po punojnë për jetëzimin e qendrës së Emergjencave Civile.

“Ne e kemi çuar përpara bashkëpunimin me SHBA lidhur me modernizmin e kapaciteteve ushtarake. Pas modernizmit të Bazës Ushtarake të Kuçovës ne do modernizojnë edhe bazën ajrore të Farkës. Së bashku me Ministrisë e Shëndetësisë, Ministria e Mbrojtjes po punon për jetëzimin e qendrës së emergjencave dhe të solidaritet me njerëzit në nevojë duke pasur Ministria e Mbrojtjes në këtë mënyrë edhe funksionimin dhe administrimin e plotë të Emergjencave Civile. Jo vetëm që do bëjmë rritje të pagave të FA, por do bëjmë rritje më të konsiderueshme. Ata që e kanë përfaqësuan Shqipërinë në misione të ndryshme na kanë bërë krenarë”- tha Rama.

 

Zjarr Tv Ad