Një çift në Britaninë e Madhe janë bërë prindër të një djali, ndërsa krahas gëzimit, ata do të përballen me një masë penalizuese, e cila parashikon 10 vite burg.
Adam Thomas, 22 vjeç dhe e dashura e tij Claudia Patatas, 38 vjeçe e kanë pagëzuar djalin me emrin Hitler, por nuk është ky i gjithë shkaku i dënimit, shkruan The Guardian.
Pas mesazhit të parë me emrin e djalit, policia dyshoi në aktivitetin e këtij çifti, i cili pas kontrolleve të imtësishme rezultoi se ishte përkrahës dhe pjesë e një grupi ekstremist të djathtë.
Policia vendosi kontrolle të rrepta në banesën e çiftit, ndërsa zbuluan disa sende ekstremiste, arsenal armësh vdekjeprurëse përfshirë këtu sëpata, por edhe kryqe dhe shumë memorandum naziste. Burri e ka pranuar para policisë se është mbështetës i zjarrtë e Hitlerit dhe ideve, që ai mbarti gjatë qeverisjes së Gjermanisë.