A do e dekretojë Lleshin? Meta kemi kohë deri në darkë

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një kohë kur sot mbaron afati kushtetues që presidenti të shprehet për dekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm, vjen një reagim nga Ilir Meta. Ky i fundit në një prononcim të shkurtër për gazetarët tha se ka ende kohë deri në darkë.

“Ka kohë deri në darkë. Tani po iki në zyrë”, tha Meta. Kujtojmë se Meta refuzoi dekretimin e Lleshit në pozicionin e ministrit të Brendshëm, por Rama nuk u ndal.

Më 9 nëntor kryeministri Edi Rama e çoi sërish emrin e gjeneralit në Presidencë si propozim për ministër të Brendshëm. Ai deklaroi se bashkëngjitur kërkesës do t’i dërgohet Presidentit edhe një relacion i detajuar shpjegues, në funksion të dekretimit të Ministrit të Brendshëm.

Nga ana tjetër Presidenti Meta i dërgoi një letër Ministrisë së Mbrojtjes më 9 nëntor ku nëpërmjet 14 pyetjeve i kërkonte informacion për sandër Lleshin dhe statusin e tij në Forcat e Armatosura.

Në letrën e tij për ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka, Kreu i Shtetit thoshte se duke qenë se ministri si funksion kushtetues është autoritet civil, emërimi Sandër Lleshajt në detyrën e ministrit të Brendshëm, paraqet një problematikë themelore kushtetuese pasi është ushtarak aktiv. Por më 12 nëntor shefi i qeverisë i përgjigjej pyetjeve të Metës me një shkresë të gjeneral Sandër Lleshit për ta çdekretuar nga grada e tij, në mënyrë që të ishte brenda normave kushtetuese për Ministër të Brendshëm.

Zjarr Tv Ad