Vijojnë reshjet e dëborës në Korçë dhe ne zonat e thella te Elbasanit

0
127
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Reshjet e dëborës kanë shfaqur problemet e para në disa zona të thella të qarkut Elbasan dhe  atë të Korcës. Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik, sasia më e madhe e reshjeve të borës është shënuar në Dardhë, ku trashësia ka arritur në 40 cm.

Gjatë natës së kaluar kanë rënë reshje dëbore në Kukur, Kodovjat, Rovje, Lenie, Poroçan në Gramsh. Në Rovje të Gramshit trashësia e dëborës po arrin deri në 30 cm dhe janë shfaqur probleme në qarkullimin në rrugë. Megjithatë rruga Elbasan-Qafë-Thanë nuk ka asnjë problem me qarkullimin.

Në Përrenjas dhe Librazhd ka pasur reshje të dëborës në lartësitë e Polisit, në Rrajcë, në Sopot, Stravaj, Fushë Studen. Në këtë trevë ka vështirësi në qarkullimin rrugor në rrugën që lidh Librazhdin me Peshkopinë, dhe në disa fshatra të thellë malorë. Ne kete zone rrugët janë të kalueshme me zinxhirë. Në Elbasan dëborë ka rënë në lartësitë e Bukanikut dhe Labinotit Mal. Por nuk ka asnjë problem me qarkullimin.

Raportohet se në disa fshatra të Gramshit, Përrenjasit dhe Librazhdit ka pasur ndërprerje të energjisë për shkak të stuhive të dëborës.Reshje bore ka pasur edhe në Voskopojë dhe Kapshticë, ku trashësia ka arritur 10 cm.

Nga të dhënat mësohet se edhe në Qafën e Qarrit, trashësia e borës së rënë arrin në 5-10 cm. Aktualisht vetëm rruga e Dardhës e është e kalueshme me zinxhirë, ndërsa në akset e tjera nuk raportohen probleme për qarkullimin rrugor.

Zjarr Tv Ad