Moti i përkeqësuar që prej mbrëmjes së djeshme në qytetin e Vlorës, çka ka pezulluar lundrimin detar. Trageti i linjës Vlorë Brindissi ka mbërritur mëngjesin e sotëm, ndërsa ka kryer zbarkimin e pasagjerëve më vështirësi për shkak të dallgëve dhe më pas ka dalë në det të hapur (rad) duke pritur përmirsimin e situatës meteorologjike.
Sipas kapitenerisë së portit Vlorë moti i përkeqësuar me erëra që arrijnë deri ne 20 m/s si dhe deti me fuqi deri ne 7 balël në det të hapur dhe deri në 5 ballë në gji, do të vijojë dhe ditën e nesëerme.
Sipas shërbimeve portuale, lundrimi detar do te vijojë i penalizuar edhe për ditën e nesërme, deri në përmirësimin e situatës . Ndërkohë që janë njoftuar dhe mjetet detare më të vogla si peshkarexhat që të rrinë të ankoruara në Port deri në përmirësimin e sitautës .