Me rastin e vitit mbarëkombëtar kushtuar Gjergj Kastriot Skënderbeut në 550-vjetorin e vdekjes së tij, Papa Françesku ka pritur në Vatikan një delegacion shqiptar. Grupi shoqërohej nga kardinali Simoni, nga pesë ipeshkvij katolikë, dy ipeshkvij arbëreshë, krerë e përfaqësues të besimeve të tjera fetare nga Shqipëria. Në delegacion merr pjesë edhe kreu i Kuvendit të Shqipërisë, ministra, biznesmene e drejtues të mediave.
Duke kujtuar Skënderbeun, Papa Françesku nënvizoi se Heroi kombëtar i shqiptarëve “mbrojti me guxim vlerat shpirtërore dhe emrin e krishterë, aq sa të meritonte titullin ‘Athleta Christi’. Me veprat e tij, farkëtoi identitetin kulturor shqiptar, duke u bërë simbol i padiskutueshëm lidhjeje dhe bashkimi kombëtar”. Por Ati i Shenjtë nuk mbeti në kohët e shkuara. I nxiti shqiptarët për “një impenjim të të gjithëve – institucione e qytetarë – në favor të zhvillimit të vërtetë e të ekuilibruar.
“Uroj me gjithë zemër që ky përvjetor të mos kufizohet në kremtimin e lavdisë së veprave të kaluara, por të jetë për Shqipërinë edhe rast i volitshëm për impenjimin