“Dosja 339” PD: Dako si ka bërë mirë llogaritë, fshehja e tij nuk i prish provat e krimit

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edhe ditën PD ka kërkuar arrestimin e kryebanshkiakun e Durrësit Vangjush Dakon. Në një deklaratë për mediat deputetja e PD Valentina Duka u shpreh se Dako i ka berë llogaritë gabim As fshehja, as heshtja, as pazaret ai bën me Edi Ramën dhe prokurorinë, nuk mund të prishin provat e krimit të tij, blerjes së votave me bandat.

 Sipas Dukës, shefi i qeverisë instaloi në të gjithë Shqipërinë skemën e vjedhjes së votave përmes të njëjtës skemë siç bëri me qytetin bregdetar të Durrësit. Ajo deklaroi se Dako ka zgjedhur të fshihet, por kjo shton ajo nuk e shpëton nga akuzat për dosjen e mësipërme.

“Vangjush Dako i fshihet opinionit publik, por llogaritë i ka bërë gabim. Fshehja dhe heshtja për krimin elektoral në bashkëpunim me bandat, pazaret okulte që bën me Edi Ramën dhe prokurorinë, nuk  prishin provat e dosjes voluminoze 339.

Vangjush Dako është fshehur nga opinion publik me shpresën se duke mos u shfaqur para qytetarëve, duke heshtur dhe duke mos dhënë llogari, krimi i tij elektroal do të harrohet.

Vangjush Dako i ka bërë llogaritë gabim!

As fshehja, as heshtja, as pazaret e tij okulte që ai bën me Edi Ramën dhe prokurorinë, nuk mund të prishin provat e krimit të tij, blerjes së votave me bandat. Përgjimet në dosjen 339 janë me qindra. Ato që kanë dalë deri tani janë vetëm fillimi.

Përgjimet në dosjen 339 nxjerrin zbuluar bashkëpunimin e Vangjush Dakos me bandën e Avdylajve për të vjedhur votat në Qarkun e Durrësit, në këmbim të favoreve në bashkinë e Durrësit dhe deri në kryeministri.

Biseda e shkurtit 2017 me Altin Avdylajn, me nofkën Niçja, të cilit i premton favore, e provon këtë.

Biseda e Dakos me Niçen për të falenderuar kreun e bandës, Astrit Avdylaj, dy ditë pas zgjedhjeve e provon këtë.

Telefonatat e bandës drejtuar Dakos, kur rrethohet nga forcat e FNSH-së e provon këtë.

Në dosjen 339 provohet skema që Edi Rama ndoqi në Durrës, Dibër, Lezhë, Shkodër, Elbasan e në të gjithë Shqipërinë, për të bashkëpunuar me bandat lokale të krimit të organizuar, sipas pazarit “vota në këmbim të tenderave dhe mosndëshkimit prej policisë”.

Vangjush Dako është emblema e kësaj qeverie të dalë nga votat e blera të shqiptarëve të varfër, prandaj ai e ka vendin  prapa hekurave si shembulli i parë i ndëshkimit të krimit elektoral.

Pa ndëshkimin e modelit që blen vota dhe kërcënon zgjedhësit, duke instaluar një pushtet ilegjitim kundër interesit të qytetarëve, në Shqipëri nuk ka për të patur as stabilitet, as normalitet demokratik”, tha ajo.

Zjarr Tv Ad