Interpoli zgjedh presidentin e ri

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është koreano jugori Kim Jong Jang presidenti i ri i Interpol. Ai ka mundur në mënyrë të befasishme kandidatin rus, i cili shihej si favorit për këtë post. Kim do të qëndrojë në këtë post për dy vjet deri në përfundim të mandatit të paraardhësit të tij, i cili u arrestua në Kinë. Asambleja e përgjithshme e Interpolit e mbledhur në Dubai, zgjodhi koreanojugorin Kim Jong Jang, si president të organizatës së policisë kriminale ndërkombëtare. Kim fitoi ndaj kandidatit rus, Aleksandër Prokopçuk, i cili ditët e fundit shihej si favorit nga shumë vëzhgues. Dhe për këtë arsye kishte ngjallur dhe shumë shqetësime. Në këtë proces votimi morën pjesë me qindra delegatë nga 195 vende të ndryshme të botës përfshirë dhe 85 krerë të policisë dhe ministra. Presidenti i ri u zgjodh pak javë pas arrestimit në Kinë  të presidentit paraardhës të Interpol Meng Honguei, i zhdukur për disa ditë pasi u nis nga Franca për në Kinë. Ai u arrestua nga autoritetet kineze pasi akuzohet për korrupsion dhe dorëheqja e tij u pranua menjëherë nga Interpol.

Çështja e Meng Honguei dhe mundësia se mund të zgjidhe një president rus dhe shumë pranë presidentit Vladimir Putin, ngjallën kritika dhe shqetësime ndaj Interpol në përgjithësi sidomos për mungesën e transparencës në menaxhimin e organizatës. Vitet e fundit regjimet autoritare kanë marrë më shumë pushtet dhe kontroll brenda Interpol, duke komplikuar aktivitetin e organizatës. Kim do të qëndrojë në këtë post për dy vjet, pra deri në fund të mandatit që i takonte paraardhësit të tij.

 

Zjarr Tv Ad