“Unaza e Re” Vasili: Asfalti i Ramës më i shtrejte se floriri

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, reagon lidhur me situatën e ditës së djeshme, ku gjatë protestës së banorëve të Unazës së Re të cilët preken nga projekti i Unazë së Madhe, situata doli nga kontrolli ku mes qytetarëve dhe policëve, u shënuan rreth 20 të plagosur.

Në një dalje të sotme për mediat, Vasili tha se shkaktai i çdo gjëje është Kryeministri, të cilin e akuzoi se ka ndërtuar çdo gjë mbi mashtrimin e palodhur, të pafund dhe të pacipë publik.

Sipas tij, kryetari i “lukunisë së hajdutëve” u pohoi banorëve qartë dhe saktë që i kanë ndërtuar banesat e tyre me gjak, sikurse tha vetë dhe se u tha që ky do t’u japë vlerë këtyre pronave, të cilat janë sipas tij kapitalë të vdekura.

Ai tha se, duke i dhënë mundësi qytetarëve që duke i pasur këto prona, t’i përdornin dhe të ishin në funksion të jetës, të zhvillimit të tyre, të biznesit, të familjeve edhe të bërjes së tyre përpara për të çarë edhe ata jetën e tyre me mundin dhe gjakun që i kanë bërë.

“Përkthimi në shqip, i asaj shqipeje që dëgjuan të gjithë shqiptarët sot, janë pikërisht ato fjalë. Pra, që banesat janë ndërtuar me gjak dhe këto banesa patjetër që kanë vlera të jashtëzakonshme dhe nuk mund të asgjësohen sepse mashtruesit nuk i pret puna për t’i vjedhur. Të vijmë tek çështja, përse kjo dhunë kaq e madhe? Përse ky nxitim? Përse kjo gjuhë rrugaçërore? Arsyeja është shumë e thjeshtë. Për arsye të 40 milionë eurove, që do ndërtojnë 2.2 km rrugë. Ua kam thënë edhe dje, të një asfalti të Edi Ramës, i cili është më i shtrenjtë se floriri. Pra te rruga tek Astiri do të kemi një asfalt më të shtrenjtë se floriri. Ku e ka burimin? Cila është bushtra që pjell korrupsionin? Është pikërisht e njëjta qeveri, e cila bën tendera, pavarësisht se Prokuroria shqiptare ka zgjedhur të jetë bashkë hajdute në këto tendera”, u shpreh Vasili.

Në vijim shtoi se një copë rruge 2.2 km është ndarë në 3 copa, nga 700 a 800 metra janë ndarë dhe janë ndarë 40 milionë euro.

Ai tha se janë ndara që tre firmave të paracaktuara që do fitojnë këto dhe asnjë tjetër, u është vënë përballë një firmë që konkurron me 0 lekë.

“E kemi korrupsionin sa një mal, shikojeni. 0 lekë. Nuk ka garë, nuk konkurrojnë. Po shteti i këtyre cakton që me 20 milionë euro e sipër duhet të bëhen gara të hapura ndërkombëtare. Pra, kur konkurrojnë shumë firma ke mundësi që çmimet të jenë më të ulëta, cilësia të jetë më e lartë, pikërisht atë që do dhe populli, vepra publike më të mira dhe me cilësi të ulët. Po nuk e bëjnë garën e hapur këta, me tenderat e hapur ndërkombëtarë”, deklaroi Vasili.

Zjarr Tv Ad