Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, shkruan se Rama nuk ka asnjë respekt për Policinë e Shtetit, ndërsa në memorie rikthen dhunën e 21 janarit.
Vasili: Kryeministri dje dhunues i policise dhe i flamurit, sot qan si krokodil per te. Historia e ketij kryeministri eshte banalisht historia e nje genjeshtari ordiner maniak te karriges se pushtetit,sepse pa te cilen eshte me pak se hiçgje. Ky qe sot qan e qurrepset per respektin qe gjoja ka per policinë, ne 21 janar te 2011 e dhunonte si kriminel policine me drunj hunj e molotov bile perdorte edhe flamurin kombetar si mjet lufte, pasi i tille anti flamur është. Sapo erdhi ne pushtet po ky kryeministër në vend që të ngrinte, perkundrazi e uli ne detyre Amarildo Yzeirin policin simbol qe mbrojti flamurin ne kulmin e dhunes se urdhëruar nga ky mashtrues qe eshte sot ne krye te qeverise. Ndaj shiheni videon dhe ju përsëris, refuzoni te dëgjoni një mashtrues kryeministër që gënjeshtrën e ka te vetmin dimension te vërtetë te tij.