Pelikani kaçurrel është një nga shpendët e rrallë dhe autokton në vendin tonë.
Kjo nuk i ka penguar gjuetarët e paligjshëm e të papërgjegjshëm të vrasin një shpend të tillë në Lagunën e Nartës në Vlorë. Pavarësisht moratoriumit për ndalimin e gjuetisë së paligjshme, gjuetarët vazhdojnë aktivitetin e tyre duke mos kursyer edhe një prej shpendëve kryesorë të Lagunës i cili konsiderohet gjithashtu edhe si një nga shpendët më të rrallë në të gjithë Mesdheun që preferon të rritet dhe të banojë në Lagunën e Karavastasë dhe atë të Nartës.
Kjo masakër duhet të shërbejë edhe si një kambanë alarmi për të vënë në lëvizje institucionet me qëllim mbrojtjen e banorit të veçantë të lagunës i cili është shndërruar edhe në atraksion turistik nga mjaft vizitorë