Avokati i Popullit i ka kerkuar Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë të kryejë një ekspertim mjeko-ligjor për dy banorët e unazës së re me inicialet P. A dhe D. D të cilët pretendojnë se janë dhunuar nga policia gjatë protestës përpara Parlamentit.
Përmes një njoftimi për shtyp ky institucion thotë se gjatë takimit me komisionerët e Avokatit të Popullit protestuesit kanë raportuar për episode të dhunës psikologjike dhe fizike ushtruar jashtë godinës së komisariatit, por edhe gjatë shoqërimit për në komisariat.
Protestusi me inicialet D.D eshte shprehur se pas mbarimit të protestës ishte rrethuar nga një grup policësh civilë të cilët e kanë goditur me shkelma në të ndenjura dhe në gishtat e dorës së djathtë. Sipas tij, nga goditja e marrë i janë ndrydhur dy gishta të dorës së djathtë.