Ditën e mërkurë, 12 dhjetor pritet të zhvillohet mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve. Njoftimi është bërë përmes një urdhri të lëshuar ditën e sotme nga kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori pas njohjes me listën e gjyqtarëve që kaluan procesin e vettingut.
Në mbledhjen mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve pritet të zgjidhen 6 anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Lista përfundimtare e kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, si më poshtë:
Nga Gjykata e Lartë
Medi Bici – Gjykata e Lartë
Nga Gjykatat e Apeleve:
Ilir Toska – Gjykata e Apelit Tiranë
Nertina Kosova – Gjykata e Apelit për Krime të Rënda
Luan Dervishi – Gjykata e Apelit Shkodër
Brikena Ukperaj – Gjykata e Apelit Vlorë
Nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore:
Alma Brati – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Astrit Faqolli – Gjykata e Gjyqësor Rrethit Tirane
Brunilda Kadi – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Manjola Xhaxho – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Marçela Shehu – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin
Dritan Hallunaj – Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë
Në bazë të parashikimeve ligjore, Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial i përbërë nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë.
6 (gjashtë) prej anëtarëve të Këshillit janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor, nga të cilët; 1 anëtar nga Gjykata e Lartë, 2 anëtarë nga Gjykatat e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore.