Sekuestrohen 14 milionë euro drogë në Itali, ishte nisur nga Shqipëria

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia italiane ka sekuestruar 1500 kg marijuanë e hashash e trafikuar përmes Adriatikut me gomone, ndërkohë në lidhje me sasinë e drogës së kapur janë arrestuar dy persona nga Brindizi.

Mediat lokale italiane informojnë se dyshohet që gomonia ishte nisur nga Shqipëria, ndërsa autoritete italiane ende nuk kanë dalë me një komunikim zyrtar. Gjatë gjithë natës policia italiane ka monitoruar lëvizjen e një gomone që përmes Adriatikut po mbërrinte drejt brigjeve të Brindizit.

Gomonia me drogë ka zbarkuar në plazhin e Torre Canne e dy skafistët kanë nisur të shkarkonin në tokë thasët me drogë.  Forcat italiane të rendit kanë ndërhyrë për arrestimin në flagrancë të dy skafistëve. të cilët kanë tentuar të ndezin gomonen e të largohen përmes detit.

Gjatë kësaj tentative gomonia është përplasur me shkëmbinjtë në breg e dy skafistët janë vënë nën pranga. Të arrestuarit janë dy të rinj 20 vjeçarë nga Brindizi të pa punë me inicialet Z.A e Z.C.

Në gomone janë gjetur rreth 1500 kg marijuanë e hashash e konfeksionuar në 80 thasë . Përllogaritet që vlera e përfitimit të saj në treg të jetë rreth 14 milionë euro. Policia italiane ka nisur hetimet për të zbuluar grupin kriminal  për llogari të të cilit punonin dy skafistët.

Zjarr Tv Ad