Së paku 12 vjedhje dhe kanosje me armë, kush është i arrestuari nga “Alfa”, një tjetër në kërkim

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një operacion policor i koduar “Alfa”, ka vënë në pranga një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, të dyshuar për vjedhje me thyerje të banesave në qytetin e Shijakut dhe për kanosjen me armë të një të miturit.

Frederik Shkambi 20 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik”, u arrestua mbrëmjen e kësaj të premteje.

Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Z.N., 26 vjeç, banues në Shkodër.

Nga kryerja e veprimeve hetimore dhe procedurale është dokumentuar me prova shkencore se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri – tjetrin dyshohen si autorë të 12 vjedhje banesash me thyerje në territorin e Shijakut dhe konkretisht:

-Më 2 tetor dyshohet se kanë tentuar të vjedhin me thyerje banesën e shtetasit S.M.

-Më 2 tetor dyshohet se kanë tentuar të vjedhin me thyerje banesën e shtetasit H.B.

-Më 11 tetor dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit K.D., ku kanë marrë vlera monetare dhe bizhuteri.

-Më 10 nëntor dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit M.M., ku kanë marrë vlera monetare dhe bizhuteri.

-Më 14 nëntor dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit Xh.T., ku kanë marrë vlera monetare.

-Më 17 nëntor dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit P.Ll., ku kanë marrë vlera monetare.

-Më 30 nëntor dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit B.Ll., ku kanë marrë vlera monetare dhe bizhuteri.

Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit M.S. ku kanë marrë vlera monetare dhe oriendi shtëpiake.

-Më 30 nëntor dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Sh.D., ku kanë marrë vlera monetare dhe Laptop.

-Më 30 nëntor dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Z.D., ku kanë marrë vlera monetare.

-Më 30 nëntor dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit M.J., ku kanë marrë orendi shtëpiake.

-Më 30 nëntor dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Sh.T., ku kanë marrë vlera monetare dhe bizhuteri.

Gjithashtu, po më 30 nëntor kanë kanosur me armë pranë banesës një shtetas të mitur Xh.Sh., 17 vjeç.

Ata akuzohen se nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar mjetin.

Sakaq në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale

një automjet tip ‘Alfa-Romeo’, vlera monetare në euro dhe lekë; mjetet që përdorin për hapjen e bravave të banesave dhe thyerjen e tyre si: doreza, kaçavida, pinca.

Ndërkohë nga ana e policisë së Shijakut në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, vijon puna për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve pasi dyshohet se janë autorë edhe të disa ngjarjeve të tjera.

Për ndjekje të mëtejshme materialet në ngarkim të tyre iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprën penale “Vjedhje me dhunë” të kryera në rrethe të tjera.

 

Zjarr Tv Ad