Pacolli: Ju ofenduat vendin tim

0
101
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Jashtëm, njëherësh zv.kryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj homologut të tij boshnjak Igor Crnadak, sipas të cilit  Bosnja e ka ofenduar Kosovën.

Përmes një video të postuar në profilin e ministrisë shfaqet fjala e Pacollit me titra në lidhje me atë çfarë ai i ka thënë homologut të tij në këtë përplasje, te ndodhur kete te premte ne Budva.

Ministri Igor Cernadak ka thënë se rritja e taksës 100 % për produktet serbe e boshnjake ka qene krejtesisht e papranueshme. Ai e quajti antieuropian vendimin e qeverise se ramush haradinajt.  Cernadak tha se taksa do te kete ndikim ne te gjithe rajonin, ndersa i kerkoi brukselit të veprojë me vendosmëri.

 

“Ju e keni ofenduar vendin tim, por ne ju respektojmë juve dhe Bosnjën. Na tregoni, sa kamionë i lejoni të hyjnë në Bosnjë? Asnjë. A e respektoni dokumentacionin tonë, i cili e shoqëron mallin nga Kosova në Bosnjë? Jo, nuk i pranoni e as nuk i respektoni. A i njihni vulat tona? Jo nuk i njihni. A mund të vijnë kamionët tanë në Bosnje hercegovine me targa të Kosovës? Jo nuk mund të vijnëNe i pranojmë mallrat tuaja, dokumentacionin dhe vulën tuaj, ne i pranojmë kamionët e pasaportat tuaja, i kemi pranuar të gjitha këto. A e di Igor, se edhe ju duhet ta respektoni faktin që Kosova është shtet i pavarur, i cili është pranuar nga dy të tretat e shteteve të botës dhe ju duhet ta respektoni këtë. Në të ardhmen ne duhet të kemi vetëm reciprocitet.”

Zjarr Tv Ad