Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Jeta është një ëndërr në rrugën e vdekjes. Jeta është dicka e pamundur.  Ajo nuk duhet të ishte, por është. Mënyra më e mirë për “Tu ndarë” nga jeta është të mbash qëndrim ndaj saj.  Jeta është mister. Misteri (jeta, ky mister) lind në castin kur ne vijmë në jetë; në ekzistencën. Pikërisht në atë cast, jeta fillon; ajo s do të jetë më po ajo. Sapo lindim ne qajmë. Të qarit ka të bëjë me instiktin; kur instikti bashkohet me ekzistencialen në atë moment jeta jonë merr ngjyra.

Një prej ngjyrave kryesore të jetës është dashuria. Sapo ne lindim të gjithë na duan; pra dashuria është dëshirë e të ushqyerit, fitimi I rrënjëve në ekzistencën. Të gjithë ne “të jetueshmit” (njerëzorët) jemi të bindur që pa dashuri …s ka gëzim, s ka jetë, pa dashuri ne jemi të etur për dicka të panjohur, ne jemi të pambushur, të zbrazët, jemi vrasës të vetvetes, thjesht enë pa brendi. Pa atë (dashurinë) ne ndiejmë sesi trupat tanë I pushton paplotshmëria zbrasëtira, varfëria. Ajo është aq e shenjtë sa duhet ruajtur nga gjithfarë helmesh, fëlliqësirash “prishjesh” të cilat e helmojnë atë.

Shpesh herë ne njerëzit e ndiejmë të nevojshme të zhdukemi; thjesht të ikim diku gjetkë, diku larg… Fatkeqëmirësisht vetë ideja është fantastike; s do të kishte as shqetësime, as alarmime, as përgjegjësi. Por, vetë dashuria është një përgjegjësi. Çfarë ndodh vallë nëse kjo përgjegjësi (dashuria) bie në duart e një të papërgjegjshmi? Dashuria rrëshqet…

Unë mendoj se rrëshqet për shkak se ne shpesh herë veprojmë me instiktet dhe jo intuitën. Fundja unë nuk mund të përcaktoj se ç’ është dashuria pasi s ka përcaktim të dashurisë, por e rëndësishme është që ajo gjendet Brenda secilit prej nesh; ajo gjendet si marrëdhënie dhe si gjendje, si përsosmëri dhe si unikale. Kur dashuria është gjendje ne s mund të bëjmë asgjë me të. Ajo do të rrezatojë, por nuk do të krijojë burgje për askënd dhe nuk do t’ju lejojë të gjendeni të prangosur nga dikush.

Dashuria vjen si era, thjesht mos bini në dashuri, por dashuroni … Dashuria është historia e jetës së një gruaje dhe një episode në jetën e nje mashkulli..!

A.M

Zjarr Tv Ad