Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një dalje për mediat akuzoi qeverinë Rama se ka falimentuar biznesin. Basha tha se nga 2014, mbi 70 mijë biznese kanë mbyllur aktivitetin e tyre më Ramën në pushtet.
Sipas kreut te selisë blu deklaroi se Rama po u rritë taksat qytetarëve dhe po favorizon oligarkët duke i dhënë tendera.
Lideri i opozitës deklaroi se kur Partia Demokratike do të vij në pushtet do t’u marrë të gjitha parat që sipas tij, oligarkët i kanë marrë shtetit shqiptar me ndihmën e kryeministrit Edi Rama.
Kryedemokrati tha se PD ka një alternativë të qartë për nxjerrjen e vendit nga kriza duke ulur taksat dhe anuluar koncesionet që sipas tij janë korruptive, teksa shtoi se për këtë do mbajë përgjegjësi kush ka përfituar dhe grabitur paratë e shqiptarëve.
“Ky biznes falimenton se janë rritur kostot e biznesit, vetëm në Tiranë ka shkuar deri në 7-fish taksa vendore. Këto para shkojnë për fasada, luks qeveritar dhe elektoral. Paratë e shqiptarëve po bëhen rrush e kumbulla. Vetëm në projektin korruptiv të Unazës së Re do të hidhet një shumë e barabartë që shteti parashikon rtë harxhojë gjatë një viti për familjet në nevojë ekonomike. Kemi mbi 150 mijë familje në nevoja ekstreme që nuk sigurojnë dot bukën e gojës. Buxheti për këta njerëz është i barabartë me vjedhjen e Unazës së Re.
Është buxheti më katastrofë në 28 vjet, ngarkon me borxh edhe foshnjet e sapolindura. Sot ka një borxh të deklaruar së bashku me llogaritje e KLSH prej afro 74% dhe ka një borxh tjetër që e mban të fshehur, borxhi i PPP që ka shkuar mbi 2.2 miliard euro. Shqiptarëve borxhi u shkon 82-84%. Ndërkohë që ka parashikuar vetëm 40 milion euro për të pangrënët.
Kemi një alternativë për të nxjerrë vendin nga kjo krizë, alternativa është e taksës së sheshtë 9%, si domosdoshmëri për të konkuruar me rajonin. Vendosjen e një tavani ku nuk mund të ngrihen taksat e pushtetit vendor. Eleminimin e menjëhershëm të taksës së qarkullimit.Rikthimni i fashave mbrojtëse për energjinë elektrike për shtresat në nevojë.Anulimi i të gjithë koncesioneve korruptive.Të harrojnë se do ti gëzojnë paratë që kanë marrë apo ato para që parashikojnë të marrin.”