Tirana bëhet portokalli në kuadër të dhunës ndaj grave

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dhuna në familje e sidomos ndaj grave, e ka bërë Tiranën portokalli, në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër saj.

Të premten, pranë Muzeut Kombëtar u zhvillua një aktivitet ndryshe, që solli në vëmendje historitë e suksesit të grave që kanë luftuar dhunën dhe kanë nisur një jetë të re.

Mbështetje të thellë për këto gra dha edhe zëvendës ambasadorja e SHBA-ve, Lejla Moses Ones.

Lejla Moses Ones: SHBA-të ndihen shumë krenare për të qenë pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave. T’i japësh fund dhunës në vendin e punës, mund të sigurosh që gratë të shpalosin potencialin e tyre si drejtuese apo sipërmarrëse. SHBA-të kanë mbështetur nisma që gratë në zonat rurale të jenë më të pavarura ekonomikisht. 

Zëvëndës ministrja e Mirëqenies Sociale Bardhylka Kospiri, solli në vëmendje djemtë dhe burrat duke i konsideruar po aq të rëndësishëm në zgjidhjen e këtij problemi.

KospiriShumë vende janë përfshirë në iniciativa që synojnë të angazhojnë burrat dhe djemtë jo si pjesë e problemit por si pjesë e zgjidhjes. 

Dhuna me bazë gjinore është një nga shkeljet më të shpeshta të të drejtave të njeriut duke mos njohur kufinj socialë, ekonomikë apo kombëtarë.

 

Zjarr Tv Ad