Studentët në protesta dhe në Kukës e Shkodër

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shiu dhe fundjava pushim, nuk i pengoi studentët e Universitetit Luigj Gurakuqi të Shkodrës të vijonin protestën për të tretën ditë në sheshin ‘2 prilli’.

Krahas kërkesave të njëjta me të gjithë studentët në të gjithë vendin, që po artikulohen fortë para Ministrisë së Arsimit dhe para çdo universiteti, paraqiten edhe kërkesat e tyre specifike. Studentët e Shkodrës paralajmëruan se tashmë rruga e nisur nuk ka kthim pas, ndërsa kërkuan që të mos bëhen vegël e politikës. Në mbështetje kishin edhe qytetarë.

Në mbështetje të tyre një grup të rinjsh kuksianë, protestuan para ish-filialit të Universitetit të Tiranës të mbyllur katër vite më parë. Me pankarta ata kërkuan rihapjen e universitetit në Kukës.

 

 

Zjarr Tv Ad