Pse iku Rama jashtë vendit?

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mediat turke njoftuan mbrëmjen e djeshme se kryeministri Edi Rama ka fluturuar drejt Turqisë dhe është takuar me Presidentin Rexhep Tahip Erdogan, në një kohë kur Tirana “vlon” nga protesta e studentëve, që ka hyrë në ditën e 5-të para godinës së Ministrisë së Arsimit.

Por sot në Facebook, kryeministri ka postuar një video nga banesa e Age Palit në Ishull Lezhë, ku 3 vajzave të familjes u premtoi ndërtimin e shtëpisë dhe lidhur me largimin e kryeministrit kanë reaguar edhe nga Partia Demokratike.

Deputeti demokrat Tritan Shehu pyet nëse “mundet që Kryeministri të mjegullojë me një foto të sotme nga Lezha lajmin e djeshëm për largimin e tij nga vendi, dhe ai i shoqëruar po me foto?!”. Sipas Shehut, kryeministri “duhet të sqarojë se ku ndodhej në këto ditë protestash mbarë popullore në vend, veçanërisht kjo mbas atij lajmi pothuajse zyrtar”.

“Nqs ka udhëtuar pikërisht këto dite duhet te sqaroje ‘pse’. Nqs atij do t’i duhej te këshillohej për çfarë po ndodh ne Shqipëri, këtë duhet ta beje me liderat e personalitet e Perëndimit dhe BE ku ne aspirojmë te shkojmë e standardet e te cilëve duhet te implementojme. Nqs ne atë drejtim i janë ‘mbyllur dyert’, kjo është tragjike. Nqs ka udhëtuar për shkaqe te tjera, është i detyruar te beje publike çfarë e shtyu kaq fort për te lenë vendin ne këto momente, kur çdo drejtues tjetër perëndimor ne një rast te tille do te ishte a do te kthehej ne zyrën e tij. Se paku duhet te sqaroje zyrtarisht opinionin për te vërteten dhe jo me një foto te hedhur….”, shkruan Shehu në Facebook.

Zjarr Tv Ad