Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ne nje postim ne Facebook profesori Artan Fuga esht shprehur se Ministria e Arsimit duhet te marre  masa te menjehershme  per nxjerrjen nga kriza te arsimit te larte .Me tej Fuga nenvizoi se duhet te shkarkohen te gjithe antaret e bordeve te administrimit te universiteteve

Ministria e Arsimit nuk ka përse pret që studentët të paraqesin kërkesat e tyre me anë të një delegacioni, kjo është një gjë, kurse nga ana tjetër nëse mendon se vërtet studentët kanë të drejtë, atëhere të nisi marrjen e masave rrënjësore për të dalë nga kjo krizë e arsimiot të lartë.

Unë sot shoh urgjente që :

  1. Të shkarkohen të gjithë antarët e bordeve të administrimit të universiteteve. Duke i pezulluar ato borde derisa të ndryshohet mekanizmi i menaxhimit të universiteteve.
    2. Të pranohet abrogimi ose nevoja për amendime shumë të thella të ligjit për arsimin e lartë.
    3. Të krijohet një këshill emergjence me aprovimin e studentëve për të realizuar të gjitha ndryshiumet rrënjësore në modelin e universiteteve shqiptare.
    4. Pagesat me këste derisa të vendosen tarifat e reja që të jenë të drejta dhe jo grabitqare! Perfundoi  Fuga
Zjarr Tv Ad