Qyteti muze / Dy banesa pranë Kadaresë drejt shembjes

0
105
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qyteti Muze i Gjirokastrës po zbehet dita-ditës nga madhështia e saj. Shtëpitë karakteristike po humbasin vlerat artitekturore dhe sot, kryesisht në lagjet e sipërme të qendrës muzeale, ato janë amortizuar.

Janë dy banesa në afërsi të shtëpisë së shkrimtarit Ismail Kadare, të cilat jo vetëm janë në gjendje të amortizuar, por edhe rrezikojnë jetën e banorëve dhe të kalimtarëve.

Qurku pohon se rreziku është i madh, ndërsa shton se këto dy objekte para rrënimit mbartnin vlera të rralla të stilit të ndërtimit.

Vangjel Qurku: Këto janë banesa gjirokastrite që kanë një vlerë.

Mirëmbajtja e këtyre banesave bëhet vetëm nga investimet dhe fondet e akorduara nga dega e Monumenteve, pasi janë ndërtesa që kërkojnë shuma të mëdha monetare për tu investuar në to, për restaurimin dhe mirëmbajtjen e tyre.

Vangjel Qurku: “Shteti të marrë masa që të heqë të paktën ato pjesë që rrezikon shtëpia, po të jetë shtet tamam”.

Banorët pohojnë se prej 20 vitesh nuk kanë ndier dorën e institucioneve përgjegjës për të ndërhyrë tek banesat, të cilat për shkak të stilit të ndërtimit të tyre janë pjesë e UNESCO-s.

 

Zjarr Tv Ad