Në tremujorin e tretë 2018, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë shënoi 153 duke u rritur 3,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalisht është rritur 3,3 %.
Ndryshimi vjetor në indeksin e volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, indeksi i volumit të shitjeve ka pësuar një rritje prej 3,1 %, kundrejt të njëjtit tremujor të vitit të mëparshëm. Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, indeksi i volumit të shitjeve, është rritur 6,9 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017. Indeksi i volumit të shitjeve, për grupin “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur 0,3 %, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës. Në grupin “Tregti hidrokarburesh në njësi tregtare të specializuara“, indeksi i volumit të shitjeve është rritur 5,0 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017.
Ndikimi i grupeve në tregtinë me pakicë Ndryshimi vjetor i indeksit tëi volumit të shitjeve, në tregtinë me pakicë në tremujorin e tretë 2018 është +3,7 %. Grupet të cilat kanë ndikuar janë: grupi “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” +2,1 pikë përqindje, grupi “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” +0,1 pikë përqindje dhe grupi “Tregti me pakicë e Hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” +1,5 pikë përqindje.
Ndryshimi tremujor në indeksin e volumit të shitjeve i përshtatur sezonalisht në tregtinë me pakicë Në tremujorin e tretë 2018, indeksi i volumit të shitjeve i përshtatur sezonalisht, në grupin “Tregti me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve në njësi tregtare te specializuara”, është rritur me 5,0 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2018. Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, indeksi i volumit të shitjeve përshtatur sezonalisht, është rritur me 8,5 % krahasuar me tremujorin paraardhës. Indeksi i volumit të shitjeve përshtatur sezonalisht në tregtinë me pakicë, për grupin “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur 2,3 % kundrejt tremujorit të mëparshëm. Në grupin “Tregti me pakicë hidrokarburesh në njësi tregtare të specializuara“, indeksi i volumit të shitjeve përshtatur sezonalisht është rritur 0,6 %, kundrejt tremujorit të dytë 2018.