Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme Arben Kalaja pritet të kalojë me sukses vettingun.
Në seancën dëgjimore që u zhvillua sot në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, trupi gjykues i përbërë nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Etleda Çiftja , bënë me dije se ILDKPKI ka konstatuar se Arben Kalaja ka bërë deklarim të saktë, ka burime financiare për të justifikuar pasurinë.
Sipas sqarimeve të ILDKPKI-së, Arben Kalaja nuk është i përfshirë në situatën e konfliktit të interesit.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u shpreh gjithashtu se, DSIK ka konstatuar përtatshmëri për vazhdimin e detyrës, pasi Kalaja nuk rezulton të jetë në kontakte me persona të papërshtatshëm.