Pranga 31-vjeçarit, plagosi me armë dhe grabiti të zotin

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Kurbinit ka vënë në pranga një person të dyshuar për grabitjen me armë të një makine dhe plagosjen e të zotit.

Mësohet se autori i ngjarjes është  Erald (Aldo) Mziu 31 vjeç, banues në Krujë.

Uniformat blu të Kurbinit në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër bënë të mundur arrestimin e tij.

Ndaj 31-vjeçarit Gjykata e Kurbinit, caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg”për veprën penale “Vjedhje me armë”.

Mziu dyshohet se më 20 prill, nën kërcënimin dhe përdorimin e armës së zjarrit, i ka vjedhur makinën shtetasit  me iniciale A.N.

Fillimisht Mziu ishte konfliktuar me të dëmtuarin, ku në përleshje e sipër e plagosi me armë zjarri.

Ndaj të dyshuarit për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë.

Zjarr Tv Ad