Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ditën e sotme është ekstraduar nga Greqia një person i cili ishte dënuar nga Gjykata shqiptare me 16 vite burg.
Bardhok Frroku 43-vjeç, është autori i cili u kthye nga Athina drejt vendit tonë.
43-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë.
Frroku mori dënimin me 16 vjet burg për veprat penale “ Vrasje me paramendim” dhe “Prodhimi, mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet 78 dhe 278 të Kodit Penal.