Zgjedhjet në PD/ Përfundon procesi i numërimit për anëtarët e Këshillit Kombëtar

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka përfunduar procesi i numërimit për zgjedhjet e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Votimi nisi ditën e djeshme, e ndësa  9 kandidatë të Bashës u tërhoqën nga lista.

Procesi i numërimit të votave ka vijuar përgjatë gjithë natës dhe ka përfunduar në orën 5 të mëngjesit, ndërkohë që në mesditë është lënë takimi i radhës për të nisur edhe përllogaritjen e votave.

Deri më tani, nuk ka të dhëna sesa do të zgjasë si proces. Ndërkohë që ende nuk kanë dalë rezultatet dhe emrat e fituesve të këtij procesi. Ditën e djeshme, në Pallatin e Kongreseve u votua për 265 anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD. Nga lista e Bashës u larguan publikisht rreth 9 kandidatë, 7 prej tyre të njohur si kritikë të fortë të kryedemokratit. Nga 350 kandidatë, në garë ngelën vetëm 342.

Të larguarit ishin, zëdhënësja e Berishës, Erla Mëhilli, Edvin Kulluri, Edit’h Harxhi, Mimoza Hajdarmataj, Fabian Topollaj, Valbona Mezini dhe Arben Skënderi.

Sot është larguar edhe një tjetër kandidat, pjesë e PD në Fier, Vasil Ndreka. Spikati rikthimi i Gazmend Oketës, dhe Aleksandër Biberajt, Dash Sulës dhe Selami Xhepës.

Me këtë listë u larguan Jozefina Topalli, Ridvan Bode, Genc Ruli, Astrit Patozi, Majlinda Bregu dhe Eduart Selami, që kërkuan dorëheqjen e Bashës në vitin 2017, pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

 

Zjarr Tv Ad