Lushnje/ Kundërshtuan efektivët e policisë, arrestohet drejtuesi dhe pasagjeri i dehur

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Uniformat blu të  Lushnjes ditën e sotme kanë vënë në pranga dy persona.

Mësohet se autorët e arrestuar  janë D.Z (40 vjeç) dhe E.B (32 vjeç), të dy banues në Lushnje.

Shtetasit u gjetën të dehur  në automjet  ndërkohë, kundërshtuan  me dhunë efektivët e policisë.

Sipas njoftimit policor, ata janë arrestuar në orën 02:30 në lagjen “Çlirim”  të Lushnjes duke drejtuar automjetin tip  “Renault” në gjendje të dehur dhe teksa janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje, ata kanë kundërshtuar me dhunë patrullën e Policisë së Rendit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale“Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

 

 

Zjarr Tv Ad