Maxhoranca votë kundër për Kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Balla: E vlersojmë figurën ..……

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Maxhoranca ka paralajmëruar se do të japë votë kundër, për propozimin e  Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i grupit parlametarë i Partisë Socialiste, Taulant Balla i cili është sprehur se: ‘E vlerësojmë figurën e Vitore Tushës, por vlerësojmë që prezenca e saj të jetë në Këshillin e Emërimeve të Drejtësi”- ka thënë Balla.

Ai ka njoftuar po ashtu edhe votën kundër grupit që përfaqëson lidhur me dekretin e Presidentit Meta për “Buxhetin e vitit 2019”, duke thënë se: “Është e paparë dhe e padëgjuar që Presidenti të kthejë ligjin e buxhetit. Ligji i buxhetit nuk ka lidhje fare me kërkesat e studentëve”- ka thënë ai.

Sipas Ballës, “ndryshimi i buxhetit është një tentativë, është një lojë për të shpëtuar mandatet e opozitës”.

Propozimi i Metës për Vitore Tushën

Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 162 pika 2 të Kushtetutës, si dhe të nenit 19 pika 2, të ligjit nr.154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, pas shqyrtimit të të gjithë kandidaturave që kanë shprehur interesin, në përfundim të procesit vlerësues me Dekretin nr. 10929, datë 05.11.2018, ka vendosur që zj.Vitore Tusha t’i propozohet Kuvendit të Shqipërisë për tu zgjedhur në pozicionin Kushtetues të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Zjarr Tv Ad