Senati akademik i universitetit Ismail Qemali të Vlorës, cilëson të drejta racionale dhe konstruktive, pesë kërkesat e paraqitura nga studentët protestues të universitetit Ismail Qemali të Vlorës.
Kërkesat janë paraqitur të premten nga studentët protestues dhe përcaktojnë:
1-Të mos penalizohen studentët që kanë protestuar me mungesa
2-Krijimi i senatit studentor me përfaqësues nga çdo klasë
3-Të ndalohet diskriminimi i pedagogëve ndaj studentëve që marrin pjesë në protestë
4-Të bëhet i mundur nga universiteti i Vlorës që pranimi në universitet të jetë për nxënësin mbi mesataren 7
5-Krijimi i ambienteve laboratorike për çdo degë të nevojshme.
Tashmë kërkesat e tyre janë cilësuar të drejta, ndërsa në një komunikim me mediat Rektori Roland Zisi ka konfirmuar se senati i ka cilësuar të drejta duke i plotësuar të pesë pikat.
Emrat e pedagogëve të këtij Universtiteti të dalë në media si persona që përfitojnë për çdo provim,janë cilësuar si informacione që nuk kanë dalë nga studentët protestues, ndërsa senati i ka cilësuar të drejta kërkesat e studentëve.
Ndërkohë referuar tarifave, është konfirmuar se, një kërkesë e tillë, nuk është parashtruar nga studentët, ndërsa sipas rektoratit universiteti i Vlorës ka tarifat më të ulta në vend.