Protesta është e Bashës dhe LSI? Flet Ngjela: Nëse do ishte kështu, atëherë Rama…  

0
180
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Nëse është e vërtetë që të gjithë studentët e Shqipërisë qënkan me Bashën, ky derëzi e punëzi pse rri ende kryeministër”.

Keshtu shkruan sot avokat Spartak Ngjela, teksa komenton reagimin e Rames se protesta e studenteve tashme eshte marre peng nga PD dhe LSI-ja.

Postimi i Ngjeles

Keni një kryeministër sa të lig, aq dhe budalla.
Ai po deklaron se protesta e studentëve është e Bashës dhe LSI -së.
Sepse këta flasin për protestën.
Por pse flasin kur ata nuk i përfill njeri dhe janë krejt të vetëm?
Që t’i japin mundësi Ramës që ky të thotë se “protesta është e tyre”.
Janë bashkë të kapur nga një hall që të tre.
Sepse është budalla Rama?
Sepse, nëse është e vërtetë që të gjithë studentët e Shqipërisë qënkan me Bashën, ky derëzi e punëzi pse rri ende kryeministër! Nuk e kupton ky që kjo protestë po të kishte drejtues ky do të ishte kryeministri de facto i Shqipërisë?
Po pse nuk e kupton dot Rama këtë gafë fëminore që po bën?
Sepse është budalla. Frika e budallait është proverbiale. Kjo duhet mbajtur mend.

Zjarr Tv Ad