Prek kreun e komisionit te ekonomisë Erjon Brace, presidenti i republikës nuk ka arsye kushtetuese për kthimin e ligjit të buxhetit 2019 për rishqyrtim në kuvend.Sipas tij motivet e mosdekretimit janë tërësisht politike.
Në këtë mënyrë mazhoranca jep sinjalin se do ta rrëzojë dekretin e kreut të shtetit, i cili për herë të parë nuk firmosi ligjin më të rëndësishëm financiar.
Por ndonëse kthimi për rishqyrtim i buxhetit u pa si një mundësi për qeverinë për të plotësuar kërkesat e studentëve, Brace është i mendimit se ligji aktual i ka të gjitha mundësitë për të realizuar investimet e kërkuara .
Dekreti i kreut të shtetit pritet të shqyrtohet ditën e martë në komisionin e ekonomisë. Në seancën e radhës, mazhoranca pritet të miratojë dhe një raport lidhur me kandidaturën e presidentit për kreun e KLSH, Vitore Tushën.