Studentja i kthehet Ramës: S’na thanë që do vinit ju në mbledhje, unë po iki…

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë është takuar sot me studentët të Universitet Bujqësor, ndërsa po zhvillon një dialog me ta për të folur për 8 pikat e shtruara nga studentët në këtë protestë.

Një studente, e cila ka marrë fjalën dhe pasi ka bërë pyetjen rreth tarifës, më pas i ka thënë Ramës se Rektori i kishte gënjyer për këtë mbledhje dhe se ata nuk e dinin që do të ishte ai prezent. Më pas ka thënë se do të ishte ajo e para që do të largohej sot nga kjo mbledhje, sepse ai po mundohet t’i përçajë.

“Nuk na njoftoi njeri që do vinit ju sot në këtë mbledhje, unë po boraksit mbledhjen sepse ju po na përçani”, – u shpreh ajo.

“Ku e pret përgjigjen, duke ikur?”, – iu përgjigj Rama. “Ma thoni ju përgjigjen dhe të iki pastaj”, – ia ktheu studentja.

“Rektori po na gënjen se nuk na tha që do vini ju dhe do kishim mbledhje me ju”, – u shpreh ajo.

“Nuk ju ndryshojmë dot rregullat e mirësjelljes, nuk jeni të detyruar të rrini nëse nuk doni ”, – tha Rama.

Zjarr Tv Ad