Ahmetaj: Presidenti Meta të ndërhyjë për dialog me studentët

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kthimi i buxhetit 2019 nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta po shqyrtohet nga Komisioni i Ekonomisë, ku i pranishëm është edhe ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

Sipas Ahmetajt, buxheti 2019 ka hapësirë për të plotësuar 8 kërkesat e studentëve.

“Presidenti është mundur që të ketë një kontribut duke kthyer buxhetin. Besoj që një kontribut më i madh sesa të kthehesh buxhetin, që është i furnizuar me të gjitha shumat për arsimin e lartë, do të ishte që të kërkonte edhe ai dialog mes studentëve dhe qeverisë. Ne mbështesim kërkesat e studentëve i konsiderojmë legjitime në kushtet që duhen përmirësuar, uljes së tarifave, por sigurisht që qeveria është duke pritur me padurim studentët që të ulen për të dialoguar.

Dekreti është kthyer pa referuar asnjë detaj, në aspektin e financimit të arsimit apo kërkesë specifike. Praktikisht e ka kthyer buxhetin në parim. Çdo refuzim ndaj dialogut është t’i bësh një tradhti kauzës së studentëve”, tha Ahmetaj

Presidenti Ilir Meta nuk dekretoi buxhetin 2019 pas protestës së studentëve.

Zjarr Tv Ad