Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë së Gjakovës, për caktimin e masës për paraburgim kundër të pandehurit me iniciale E.D .
I pandehuri dyshohet se me datë 14 dhjetor 2018 ka hyrë në dyqanin e shtetasit me iniciale I.D., duke shfrytëzuar momentin e përshtatshëm ku aty nuk ndodhej njeri.
I pandehuri E.D., pasi hyn në dyqan nga tavolina, merr kompjuterin laptop të markës “HP,” më pas largohet në drejtim të panjohur, dhe pasi identifikohet nga kamerat e sigurisë, arrestohet nga Policia e Kosovës.
Të pandehurit E.D i është caktuar masa e paraburgimit me kohëzgjatje prej një muaj.