Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë një 36-vjeçar me iniciale O.B teksa tentoi të vidhte një automjet.
Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, si dhe për zbardhjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të vjedhjeve të ndodhura më parë, Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
- O.B., 36 vjeç, banues në lagjen “Shënkoll” Elbasan.
Arrestimi i ketij shtetasi u bë pasi, në datë 17.12.2018 , në lagjen “28 Nentori” Elbasan, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke tentuar të vjedhë automjetin në pronësi të shtetasit R.K..
Nga veprimet e kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, dyshohet se ky shtetas është edhe autor i katër vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë në Qytetin e Elbasanit dhe konkretisht:
- Më datë 09.10.2018 gjatë natës, në lagjen“5 Maji ”, Elbasan, dyshohet se ka vjedhur kasetofonin e mjetit “Benz” në pronësi të shtetasit A.T.,
- Më datë 09.10.2018 gjatë natës, në lagjen“28 Nëntori ”, Elbasan, dyshohet se ka vjedhur kasetofonin e mjetit “Benz” në pronësi të shtetasit Gj.K..
- Më datë 09.10.2018 gjatë natës, në lagjen “Partizani ”, Elbasan dyshohet se ka vjedhur kasetofonin e mjetit “Benz” në pronësi të shtetasit L.D.,
- Më datë 09.10.2018 gjatë natës, në lagjen“Aqif Pasha ”, Elbasan dyshohet se ka vjedhur kasetofonin e mjetit “Benz” në pronësi të shtetases I.M.,
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parē Elbasan, për veprën penale “Vjedhja e ngelur në tentativë” parashikuar nga neni 134, 22 i Kodit Penal.