Turqia mbështet formimin e Ushtrisë së Kosovës

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një deklaratë për mediat, Ambasada turke po ashtu e konsideron “të përshtatshme” deklaratat e autoriteteve kosovare se procesi i transformimit “do të zhvillohet në mënyrë demokratike”, duke i përfshirë të gjitha komunitetet e Kosovës brenda kornizës kushtetuese, si dhe në koordinim me NATO-n.

“Turqia, si vend i Ballkanit dhe anëtar i NATO-s që kontribuon në KFOR dhe FSK, duke marrë në konsideratë ligjet e miratuara nga parlamenti i Kosovës më 14 dhjetor për transformimin e FSK-së në ushtri si një e drejtë sovrane, gjithashtu i konsideron deklaratat nga autoritetet kosovare të përshtatshme që procesi i transformimit, i cili pritet të zgjasë me vite, do të zhvillohet në mënyrë demokratike dhe përfshirëse të të gjitha komuniteteve të Kosovës brenda kornizës kushtetuese, në koordinim me NATO-n dhe në një mënyrë që do të ruajë paqen dhe stabilitetin në rajon. Turqia, në përputhje me rëndësinë që i jep paqes dhe stabilitetit të rajonit, do e mbështesë vazhdimin e dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit”

Më 14 dhjetor, Kuvendi i Kosovës miratoi tri ligje, të cilat FSK-së i japin kapacitete ushtarake.

 

 

Zjarr Tv Ad