Droga, 8 mijë përdorues në 5 qytete

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Revista prestigjioze ”The Economist” e rankoi Shqipërinë si vendin e parë në botë për konsumin e kokainës në raport me popullsinë. Raporti shkruan se 2.4% e popullsisë janë përdorues kokaine. Organizmat që punojnë kundër përdorimit të lëndëve narkotike thonë se ka një rritje të përdoruesve.

Në Shqipëri mendohet se 7 deri në 8 mijë persona janë përdorues të rregullt të drogës. Megjithëse një numër relativisht i lartë, kësaj kategorie u ofrohen shumë pak shërbime nga shteti. Si të mos mjaftonte kjo, edhe disa qendra me donacione të huaja janë mbyllur, ndërsa të tjerat që funksionojnë nuk mund tu përgjigjen të gjitha kërkesave.

Raportohet se është rritur edhe numri i vdekjeve nga overdoza: ”Deri dje nuk kishte të dhëna për overdozat, mendohet se ishin 4-5 në vit, ndërsa aktualisht numri ka shkuar nga 10-12 në vit”. Tirana, Fieri, Vlora, Berati dhe Shkodra janë qytetet kryesore ku janë evidentuar përdoruesit e rregullt të drogës.

Zjarr Tv Ad