Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Edhe pse jo me intensitet shumë të lartë reshjet e shiut ,kanë shkaktuar rrëshqitjet e para të tokës në Qarkun e Gjirokastrës.
Nga rrëshqitja e një masivi dheu në aksin Tepelenë-Përmet ka bërë që të bllokohet njëri krah i rrugës në vendin e quajtur Sajmolë, duke vështirësuar ndjeshëm kalimin e automjeteve në këtë zonë.
Mësohet se Autoriteti Rrugor Shqiptar në Gjirokastër ka ndërhyrë për pastrimin e rrugës, por rreziku mbetet i pranishëm për shkak të rrezikshmërisë që paraqet shpati i malit ku kalon rruga.