Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një 26 vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët në Parioli, nën akuzën e posedimit të lëndëve narkotike.
Në banesën e shqiptarit, policia ka zbuluar 80 kg marijuanë dhe 10 kg hashash si dhe më shumë se 38 mijë e 500 euro para të gatshme të konsideruara si të përfituara nga trafiku i drogës.
Lënda narkotike është sekuestruar, ndërsa 26 vjeçari shqiptar u dërgua në burgun Regina Coeli. Droga ishte e destinuar të pushtonte tregun e paligjshëm të narkotikëve për Krishtlindje dhe në fund të vitit.