Para nisjes së takimit me studentët e Vlorës, kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga të rinjtë të cilët kanë rreth 15 ditë që protestojnë në Tiranë dhe në Vlorë.
Studentët fillimisht nuk janë lejuar të hyjnë në auditorin ku po zhvillohet takimi me kreun e qeverisë.
Ndërkohë që studentët e kanë quajtur si të turpshme që në sallën ku po zhvillohet diskutimi janë vetëm të rinjtë të forumeve rinore të PS-ë.
“Jo FRESH-ista në sallën, turp, turp, turp”, kanë qenë thirrjet e studentëve.
Para se të niste takimi, Rama është ndalur tek të rinjtë që protestoni dhe i ka ftuar ata që të hyjnë sallën ku do të zhvillohej diskutimi.
Por pasi paraqitën kërkesat e tyre të rinjtë u larguan në shenjë demonstrative, duke thënë se nuk do të ketë dialog, por vetëm zbatim të kërkesave.