Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Bora e rënë këto dy ditët e fundit dhe ulja e ndjeshme e temperaturave ka bërë që pedonalja e Bulqizës, po ashtu edhe rrugët dytësore të qytetit të përfshihen nga akulli.
Mungesa e hedhjes së kripës dhe skorjes në rrugët e vendit është kthyer në një problem serioz për banorët, sidomos për moshat e treta dhe fëmijët.
Të rrezikuar nga kjo situatë banorët thonë se nuk është marrë asnjë masë dhe se prania e akullit është prezent në rrugë prej dy ditësh.
Të gjitha rrugët janë të pushtuara nga akulli.
Vetëm disa punonjës të pastrim-gjelbërimit mundohen të hedhin kripë me kova në duar.