Papa 82-vjeçar, i cili ka mbrojtur emigrantët, i bëri komentet në mesazhin e tij për Ditën Botërore të Paqës. Mesazhi i Papës do ti dërgohet krerëve të shteteve, qeverive dhe organizatave ndërkombëtare. Deklarata e tij vjen në një kohë kur emigracioni është një nga çështjet më të diskutueshme në vende të tilla si Shtetet e Bashkuara, Italia, Gjermania dhe Hungaria.
“Thirrjet e politikanëve që tentojnë të fajësojnë për çdo të keqe emigrantët dhe i privojnë të varfërve shpresën janë të papranueshme,”-tha Papa, i cili nuk përmendi asnjë vend apo udhëheqës.
“Mosbesimi shihet edhe në nivel politik, në qëndrimet e refuzimit ose në format e nacionalizmit që vënë në pikëpyetje vëllazërinë, për të cilën bota jonë e globalizuar ka një nevojë kaq të madhe,”-tha Papa.